A1 Report - Thyen doganen greke e shqiptare u gjenden 3 skafe e feneline policie

2015-08-21 21

GJIROKASTËR - Thyejnë traun e doganës greke, asaj shqiptare dhe arratisen duke i shpëtuar arrestimit për dy ditë. Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur sot se ka arrestuar tre personat që ndodheshin në makinë. Ata janë, Xhelal Telo nga Saranda, Armand Alushaj dhe Saimir Kuçi nga Tirana.

Gjatë arrestimit natën e mbrëmshme, policia ka sekuestruar edhe tre skafe, një gomone, tre automjete, dy motorrë skafesh, një valixhe ku brenda saj kishte një silenciator armë zjarri, një palë dylbi snajperi dhe një pale doreza. Gjithashtu është sekuestruar një numër i madh targash të huaja dhe një fenelinë policie.

Në operacionin për arrestimin e tre personave, kanë marrë pjesë efektivë të Sektorit Kundër Narkotikëve të Policisë së Gjirokastrës, policia kufitare e Kakavijës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe Policia e Sarandës.

Gjat operacionit në fshatin Bularat është gjetur edhe makina e llojit fuoristradë, që është përdorur për të thyer doganat në datën 8 shkurt 2014.