ROSKOVEC- Qytetarët e Roskovecit u kanë kërkuar llogari deputetëve të zonës, të majtë e të djathtë se çfarë kanë bërë deri tani me shqetësimet që ata u kanë depozituar që prej marrjes së mandateve.
Në një bashkëbisedim mes tyre, banorët kanë ngritur si shqetësim kryesor shpërthimet e vazhdueshme pranë zonave të banuara nga kompania naftë nxjerrëse "Bankers Petroleum", ku për pasojë shumë shtëpi kanë pësuar çarje dhe plasaritje.
Banorët kanë ngritur edhe shqetësime të tjera si problemet me infrastrukturën rrugore, mungesën e ujit të pijshëm, etj.