A1 Report - Peshkopi, furgoni del nga rruga 8 të plagosur, mes tyre 1 foshnjë

2015-08-21 1

PESHKOPI- Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme në Peshkopi, pasi një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur 8 persona. Pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa tre prej tyre janë të plagosur më rëndë, mes tyre një foshnjë 4-muajshe. Tre të aksidentuarit që u paraqitën në gjendje më të rënuar u transportuan drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Nëndrejtori i Spitalit të Traumës, Artan Disfata, konfirmon për "A1 Report" se gjendja e të plagosurve nuk është e rënduar, dhe nuk janë për reanimacion. Fëmija ka një traumë një kokë, dhe specialisti do bëjë kontrollin. Gruaja e aksidentuar ka shëmbje në kraharor, ndërsa drejtuesi i furgonit ka dëmtime në këmbë".

FURGONI DEL NGA RRUGA, AKSIDENTOHEN 8 PERSONA
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 në aksin Peshkopi-Luzni, në fshatin Katund i Ri ku furgoni me 9 pasagjerë ka dalë nga rruga si pasojë e një defekti në sistemin e frenave, e si pasojë janë plagosur 8 persona, 6 prej të cilëve janë dërguar në Spitalin Rajonal të Peshkopisë ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mjekut Muharrem Rama në spitalin rajonal të Peshkopisë "gjendja e të plagosurve në spitalin e Peshkopisë është e stabilizuar, nga të plagosurit ne kemi të shtruar 6 prej tyre. Kanë disa fraktura, por gjendja paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën".

Në gjendje më të rëndë është një foshnjë 4-muajshe e seksit mashkull që është nisur me ambulancë drejt Tiranës, pasi ka marrë dëmtime në kokë dhe krah.

Në spitalin Ushtarak mbërritën tre të plagosurit, njëri prej tyre Hamza Manuka, 38 vjeç.

Sipas korrespondentit të "A1 Report", Daniel Shehu, furgoni ka qenë duke ecur normalisht në drejtim të fshatit Katund i Ri, kur drejtuesi Medi Cani ka konstatuar se sistemi i frenave kishte defeket.

Në këtë moment drejtuesi është përpjekur ta ndalojë mjetin në anë të rrugës në një kodër, duke shmangur rënien në lumin Drin në anën tjetër të rrugës.

IDENTITETET E TË PLAGOSURVE
Yllka Numa 23 vjeç
Jonuz Sula 62 vjeç
Mehdi Cani 46 vjeç
Zedie Sula 50 vjeç
Sokol Muliu 41 vjeç
Hamza Manuka 38 vjeç
Fahri Kaci
Një foshnjë 4-muajshe e seksit mashkull

Free Traffic Exchange