Rillkovski: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, komplikojnë presidencialet

2015-08-21 0

Nëse imponohen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet presidenciale , procesi zgjedhor do të komplikohet edhe në drejtim të votimit të diasporës. Kjo çështje u la e hapur mes subjekteve politike dhe u vendos që të zgjidhet para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Kontestuese në këtë pjesë paraqitet cenzusi i votuesve i cili duhet të siguroj baraspeshë të votave për deputetët që zgjedhen në Maqedoni dhe diasporë.

"Kjo është çështje e komplikuar pasi kur u miratuan ndryshimet në kodin zgjedhor nuk kishte marrëveshje për pjesën e votimit të diasporës gjegjësisht ajo pjesë u la që të zgjidhet në një kohë tjetër konkretisht pas zgjedhjeve presidenciale. Nëse imponohet edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare atëherë vërtetë kjo do të jetë çështje delikate duke pas parasysh se për atë pjesë të votimit të diasporës nuk kemi konsensus mes partive", dekalroi Nikolla Rillkoski, kryetar i KSHZ.

Problemi tjetër që paraqitet në këtë drejtim është edhe përputhja e fushatës dhe heshtjes zgjedhore. Kreu i KSHZ-së Rillkoski thotë se ky institucion nuk është i gatshëm për një proces të tillë.

"Nëse ndodh që të kemi zgjedhje parlamentare të parakohshme në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale atëherë para nesh paraqitet problem serioz në pjesën ku përzihen datat të njërës fushatë dhe në anën tjetër fushata tjetër, heshtja. Këtu ne tentojmë të përgatitemi nëse eventualisht kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare, të kërkojmë zgjidhje. Para nesh tani për tani ekziston një sfidë dhe problem I madh...Po përgatitemi, nuk jemi të gatshëm", u shpreh Nikolla Rillkoski, kryetar i KSHZ.

Sipas tij anëtarët e këshillave zgjedhor që do të udhëtojnë në diasporë do të votojnë në KSHZ tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale. Përgjegjësin për pastrimin e listës zgjedhore i takon Entit shtetëror të statistikës pasi atje vazhdon të realizohet metodologjia e përpunimit të të dhënave, thotë Rillkoski në intervistën javore të Radios Evropa e lirë. Gjyltene Rexhallari

Free Traffic Exchange