TIRANË - Kreu i PD-së, Lulzim Basha është duke mbajtur një bashkëbisedim me gazetarët në lidhje me zhvillimet politike të javës. Në fokusin e Bashës janë dy ngjarjet kryesore të javës që po mbyllet, ai i ngritjes së Komisionit Hetimor për Policinë e Shtetit dhe zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për aktin normativ të "Nëpunësit civil", Basha tha se, qeveria duhet të zbatojë këtë vendim të dhe nuk duhet që të kërkojë negociata për shtyrje, duke kërkuar edhe kërkuar edhe bashkëpunimin e opozitës.
BASHA: AKTI NORMATIV, QEVERIA ZBATIM VENDIMIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE
Duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për aktin normativ të "Nëpunësit civil", Basha tha se, qeveria duhet të zbatojë këtë akt dhe nuk duhet që të kërkojë negociata për shtyrje, duke kërkuar edhe kërkuar edhe bashkëpunimin e opozitës.
"Me këtë vendim të zbardhur theksohet se qeveria me aktin normativ u gjend në një terren antikushtetues. Nga njëra anë argumentin që është publik nuk lë vend për fjalë dhe vërteton që qeveria ndërmoi një hap antikushtetues", deklaroi Basha.
Sipas tij, "janë larguar nga detyra mijëra specialistë. Nuk e kam fjalën për emërimet politike, e kam fjalën për spastrime në administratë dhe zëvendësimin e tyre me militantë". Tashmë vendimi është zbardhur, qeveria e ndërmori aktin antikushtetues dhe duke përdorur numrat Kuvendi e ratifikoi por në mënyrë antikushtetuese këtë vendim po të tillë", deklaroi Basha.
KOMISIONI HETIMOR PER POLICINE E SHTETIT, FITORE PER PD DHE OPOZITEN
"Ngritja e komisioni hetimor për Policinë është fitorja e një beteje parlamentare e PD-së, dhe opozitës. Gjendja e rendit dhe sigurisë në vend është kërcënimi i vazhdueshëm është në interes të madh publik. Ne kemi denoncuar paligjshëmritë, veprimet që bien ndesh me keq qeverisjes, prezantimin në Policinë e Shtetit të personave me të kaluar kriminale. Kemi identifikuar paligjshëmrinë si problemin më kryesore, e pastaj rritjen e krimit", ka deklaruar Basha në fjalën e tij.
Sipas kreut të PD-së, "përgjigja është ligjshëmria. PD-ja nuk e nisi këtë betejë për për të bërë koka turku e as demagogji. Por kur qeveria ka përgjegjësinë, i përgjigjet rendit me demagogji është detyrë e opozitës që të kthejë ligjdhmërinë në Policinë e Shtetit".
Sipas kreut të PD-së, Lulzim Basha, "emërime në kundërshtim me ligjin, ngrirje strukturash në kundërshtim me ligjin, vendosja e policisë në kontrollin politik etj".
"Këto emërime kanë inmpakt të drejpërdrejtë dhe kjo ka sjellë edhe rënien dramatike të sigurisë në vend", deklaroi Basha.