Servet Hoxha është një nga 5 të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kukës, ku humbën jetën 6 persona. Ai tregon se rruga ka qenë shumë e keqe, ndërsa momentin e aksidentit nuk e mban mend.
"Rruga ishte e keqe, momentalisht nuk mbaj mend asgjë. I kam parë të tjerët, por nuk mbaj mend asgjë, nuk fliste asnjëri, ishin në gjendje shumë të rëndë. S'kanë qenë të gjithë të një fshati. Kanë qenë nga fshati Shtrezë, andej sipër".