Speciale - A1Report në vendin ku u përmbys furgoni në Kukës

2015-08-21 0

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 6 personave, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur. Ka qenë orë gati 06:30 e mëngjesit të sotëm kur furgoni me pasagjerë i cili po udhëtonte nga fshati Shtrezë drejt Kukësit ka dalë nga rruga duke rënë në një greminë 150 metra poshtë. Me të mësuar aksidentin dy helikopterë u nisën nga Tirana drejt Kukësit për të bërë transportimin e të plagosurve rëndë. Në mëngjes Drejtoresha e Spitalit të Kukësit, Hafije Zeneli në një prononcim telefonik për Tv A1 Report u shpreh se të plagosurit më rëndë ishin dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar. Ne pamje të plagosurit shoqërohen në spitalin e traumës.

Free Traffic Exchange