TIRANË -- Arsimi duhet që të ndahet nga llogoret e politikës, që të bëhet me cilësi ndërkombëtare dhe i konkurrueshëm. Deklarata është bërë nga kryeministri Edi Rama, cili ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Ministria e Arsimit, për arsimin e lartë.
Në këtë tryezë mbajti një fjalë edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikollaj. Duke folur këtë takim, Rama tha se, "Shqipëria ka pasur politikanë dhe drejtues të shtetit, njerëz të ditur. Një nga punonjësit e shquar që ka punuar gjatë është Aleksandër Xhuvani".
"Unë besoj se ajo çfarë del sot si domosdoshmëri për të bërë të mundur një cilësi ndërkombëter është vendosja e një vije të qartë mes, reformës së domosdoshme dhe aspak partizane për të cilën ka nevojë sistemi dhe llogoreve të partizanërisë politike", deklaroi kryeministri Edi Rama.
Ndërsa ministrja Nikolla deklaroi se, qeveria do të bëjë më të mirën për arsimin. "Qëllimi i kësaj reforme është një dhe vetëm një: cilësia në arsim dhe në cilësinë e diplomave dhe ndarja e tij, si shërbim publik, nga biznesi. Kjo është politika më e mirë ekonomike dhe që i shërben një zhvillimi të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
Reforma në arsimin e lartë nuk ka si të jetë vetëm reformë e qeverisë, pasi ajo i përket të gjithëve dhe i prek të gjithë. Drafti për arsimin e lartë, tha ajo, do të ketë në vëmendje dhe zërin e universiteteve, të ekspertëve, akademikëve dhe studentëve", tha Nikolla gjatë fjalës së saj.
RAMA: POLITIKA KA DIKTUAR SISTEMIN ARSIMOR
Sipas kryeministrit Edi Rama, :Shqipëria ka pasur edhe aktorë politikë edhe aktorë shteti mes njerëzve të paditur që përgjithësisht e kanë sundur politikën, njerëz të arsimuar që i kanë njohur mirë sistemet e vendeve të arsimuara".
"Ndoshta shembulli më kuptimplotë është ai i Aleksandër Xhuvanit por fakti ësghtë që sistemi arsimor shqiptar, posaçërisht me tu ballafaqur me skenën e madhe të zgjedhjes së lirë, nuk arriti asnjëherë të jetë qoftë në lartësinë e vendeve fqinje për të mos folur për vendet e zhvilluara".
"Studiuesit e shquar apo njerëz, sidoqoftë të ditur që ka qëlluar të drejtojnë arsimin shqiptar në vite e kanë dhënë mësim në institucionet e arsimit të lartë, nuk kanë arritur t'i japim drejtim sistemit arsimor për ta përputhur atë me sistemet e efektshme, qoftë të vendeve përreth, qoftë të vendeve të Evropës, ku duam të integrohemi.
Ose se sistemi ynë, gjithmonë udhëhiqet nga diktati i politikës ose politika ka qenë e aftë që edhe këta njerëz të aftë t'i ndriçojë e t'i bëjë si veten e vet, sapo kanë mërrë detyrë të bëjnë realitet ndryshimet.
Ne megjithëse erdhëm në qeverisje me një plan të qartë për reformimin e sistemit arsimor nuk jemi ngutur por kemi kërkuar në rradhë të parë, të mbledhim bashkë një grup ekspertësh sa më larg llogoreve të politikës dhe njëkohësisht sa më të ndryshëm në rotacionin e tyre, qoftë politik për të hapur një debat për reformën në arsimin e lartë, një debat që duhet të jetë në rradhë të parë debati i njerëzve të sistemit, debati i gjithë atyre që brenda sistem...