Regjistrohet viktima e tretë nga gripi sezonal në Maqedoni. Bëhet fjalë për një grua të moshës 74 vjeç e cila edhe përkundër kujdesit intensiv mjekësor nuk arriti të shpëtojë. Në klinikën infektive ajo ishte hospitalizuar në gjendje të rëndë ndërsa ka vuajtur edhe nga sëmundjet tjera.
"Ia edhe një rast me grip me influencë A të vërtetuar që përfundoi me vdekje. Rasti I tretë momentalisht në nivel shtetërore. Një grua 74 vjeçare shumë kormobiditete me bronhit kronikë me kardio meopati hronike të dilatuar me insuficiencë renale kronike hipertension arterial. Edhe pse ishte e mbuluar me antibiotik dhe terapi anti virale nuk aritëm ta shëptojm", deklaroi Ilir Demiri, doktor.
Demiri tha se javën e fundit janë regjistruar raste me komplikime të rënda. Momentalisht në spitalin infektiv një pacient është vendosur me respirator mekanik, ndërsa 6 të tjerë janë nën kujdesin intensiv për shkak të komplikimeve.
"Përafërsisht 110 pacient ka klinika një pjesë e tyre është me influencë me grip shfrytëzoj rastin të apeloj te njerëzit nëse kanë simptome gripale të drejtohen te mjeku familjar ata janë të udhëzuar për mënyrën e trajtimit dhe si duhet të mbulohen pacientet me terapi, ato që kanë komplikime duhet të përcillen në klinikë", u shpreh Ilir Demiri, doktor.
Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, javën e fundit janë regjistruar 2350 persona të rinj me simptoma të gripit, që është për 12 për qind më shumë se një javë më parë. Me këtë numri i përgjithshëm i të prekurve nga gripi në këtë sezon ka arritur në 7778 persona apo 37 për qind më shumë se periudhën e njëjtë të vitit të. Gjyltene Rexhallari