Vandalizmi në Llokë, MPB ndalon katër të mitur

2015-08-21 1

MPB ka zbardhur edhe incidentin e regjistruar një javë më parë në fshatin Lllokë. Për këtë incident janë ngritur padi penale ndaj 4 të miturve për dëmin e shkaktuar material dhe terrorin e ushtruar atje. Të denoncuarit janë paraqitur si anëtar të grupit të tifozëve 'mlada ekipa komiti Karposh' dhe 'Ultrabanda'. Nga MPB njoftojnë se ka pasur tentim për përforcimin e këtij grupi të sulmuesve të cilët kanë nderuar mendje kur kanë parë se si të akuzuarit ikin nga vendi i ngjarjes. Ministria e brendshme po merr masa për identifikimin edhe të pjesëtarëve të tjerë.

"Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit zbardhi dhe dokumentoi incidentin që ndodhi javën e kaluar në Krushopek, dhe në koordinim me gjykatësin për të mitur ka ngritur padi penale ndaj 4 personave nga Shkupi, të moshës nga 15-17 vjeç për shkak të dyshimit se në orët e mbrëmjes, më 31 janar kanë kryer dhunë në fshatin Krushopek, kanë dëmtuar dy makina dhe, me ofendime kanë fyer kalimtarët e rastit duke shkaktuar ndjenjën e frikës dhe pasigurisë te banorët", deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB. Alsat-M