A1 Report - Shpërthen granata vdes 6-vjeçari 2vëllezër e motra e mitur në spital

2015-08-21 3

FUSHË-KRUJË- Ka vdekur në spital 6 vjeçari Sabian Tema, njëri prej 4 motra e vëllezërve të mitur të familjes Tema nga fshati Greps i Fushë- Krujës, të cilët u plagosën mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një granate luftarake.

Fëmijët e kishin gjetur në breg të lumit dhe kishin nisur të loznin me të pa e ditur rrezikun.

Të plagosurit e tjerë janë Fredi Tema, 6 vjeç, Xhuli Tema, 9 vjeç dhe Brunilda Tema, 8 vjeçe të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që 6 vjeçari Sabian Tema ka mbërritur në koma në spitalin e Traumës.

ZV/MINISTRI I SHËNDETËSISË: NJË NGA FËMIJËT NDODHET NË OPERACION
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodjan Rrjepaj, duke folur nga spitali i Traumës në Tiranë, ka bërë të ditur se, njëri nga fëmijët e ardhur nga Fushë Kruja, ishte me dëmtime të shumta në kokë dhe ka qenë i pamundur që të shpëtohej.

"Fëmija që humbi jetën erdhi në gjendje të rëndë, pasi kishte një ekspozim të madh të pjesës trunore. Dy fëmijë janë në gjendje më të mirë, ndërsa njëra prej vajzave është futur në sallën e operacionit dhe shpresojmë të bëhet mirë. Nuk mund të themi shkakun e plagosjen pasi ka pasur të dhëna kontradiktore në lidhje me ngjarjen dhe policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes", tha Rrjepaj.

DESHMIA E XHAXHAIT: DEGJUAM NJE SHPETHIM TE MADH
Xhaxhai i fëmijëve tregon se pranë fshatit kanë një vendgrumbullim plehrash. Aty mendohet se fëmijët kanë gjetur granatën. "Dëgjuam një shpërthim të madh. Kur shkuam gjetëm fëmijët të plagosur. Pranë fshatit është një vendgrumbullim mbeturinash ku çfarë nuk hidhet. Atje duhet ta kenë gjetur granatën" -- thotë xhaxhai për gazetaren Esmeralda Keta. Fillimisht u raportua se fëmijët bashkë me të atin, Flamur Tema kanë shkuar për të kullotur bagëtitë. Ata kanë gjetur granatën dhe kanë nisur të lozin.


NGJARJA U MESUA KUR FEMIJET MBERRITEN NE SPITALIN E TRAUMES
Zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrepaj i cili ndodhej në spital për tu interesuar për gjendjen shëndetësore të të plagosurve nga aksidenti tragjik të Kukësit raportoi edhe për plagosjen e fëmijëve.

"Mund t'ju them që ka pasur dhe një problem tjetër. Katër fëmija nga Fushë-Krujë, për shkak të plasjes së një granate. Një është në gjendje të rëndë. Janë fëmijë, nuk mund t'ju them moshën, sepse do të kemi informacione zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë. Njëri është në rrezik të madh për jetën. Ekipet mjekësore janë trefishuar, ekipet infermierore janë në gadishmëri të plotë, baza mjekësore nuk mungon", ka bërë të ditur sot në ambientet e spitalit të Traumës, zv. Ministri i Shëndetësisë, Rrjepaj.

Free Traffic Exchange