A1 Report - Lamtumire Vaçe Zela! Do te te duam gjithmone

2015-08-21 2

TIRANË- "I will always love you". Me tingujt e kësaj kënge është përcjellë për në banesën e fundit, artistja e madhe Vaçe Zela, pas homazheve të kryera në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Pas fjalëve të dhjetëra artistëve, politikanëve dhe miqve të këngëtares, ku nuk mungonin as krerët më të lartë të shtetit, artistja u largua për në varrezat e Sharrës, rreth orës 12.15 të ditës së sotme.

Ceremonia e organizuar nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe kryeministrit Edi Rama ishte organizuar si një formë shprehjeje e fundit, edhe pse e vonuar dashurie, për artisten, e cila prej vitesh jetonte larg atdheut, e sëmurë në Basel të Zvicrës.

"Ajo iku, duke mos kërkuar vëmendje për muzikën e paçmueshme që na bëri të jetojmë. Pas kaq vitesh dërgoi befas thjesht lajmin e vdekjes si kartolinë e një dashurie të pathënë kurrë deri në fund. Nuk ka vdekur, vetëm ka ikur për fare nga kjo botë, se kohë më parë kishte ikur për fare nga ky vend", është shprehur në fjalën e tij të lamtumirës, Kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë që për nder të artistes janë shprehur edhe Kryetari i Bashkisë dhe Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi, ish presidenti Alfred Moisiu, ish presidenti Bamir Topi dhe dhjetëra miq artistë të këngëtares.

Ndërkohë që kanë qenë qindra edhe njerëzit e thjeshtë, të cilët ishin të pranishëm para TKOB, për t'i bërë nderimet e fundit Vaçe Zelës.

Dhjetëra shënime në librin e kujtimeve për figurën dhe artin e saj, dhjetëra kurora dhe lotë pa fund e kanë shoqëruar artisten në orët e fundit mes bashkëatdhetarëve të saj.

Homazhet janë çelur nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ndërsa fjala e Edi Ramës ka qenë ajo që ka mbyllur ceremoninë.

Muzika e Vaçe Zelës dhe fytyra e saj, në monitorin e madh të skenës së TKOB dhe ekranin e madh jashtë teatrit, kanë shoqëruar ceremoninë për mëse dy orë.

Trupi i pajetë i artistes së madhe mbërriti mbrëmë në Tiranë në orën 18.00. Këngëtarja e madhe, e cila ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë më 6 shkurt në Basel të Zvicrës, e la amanet që trupi i saj të varroset në Shqipëri.

Menjëherë pas mbërritjes së trupit të saj në atdhe, miq, të afërm dhe artistë të njohur kanë shkuar drejt shtëpisë së artistes së madhe për t'u takuar me familjarët dhe për të shprehur ngushëllimet për largimin e saj nga jeta.

Homazhe për artisten janë zhvilluar edhe në qytetin e saj të lindjes, në Lushnjë, ku Bashkia e qytetit uli flamurin në gjysmështizë.

Flamuri në gjysmështizë u ul edhe në Ministrinë e Kulturës në Tiranë.

Këngëtarja Vaçe Zela ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare në shtëpinë e saj në Basel të Zvicrës, ku jetonte së bashku me vajzën e saj, Irmën dhe bashkëshortin, Pjetër.

Artistja, prej kohësh nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Pesë muajt e fundit ajo i pati kaluar në spital, prej ku kishte afërsisht dy javë që kishte dalë. Një prej pengjeve më të mëdha të artistes, të cilin e shprehu dhe në të gjallë, ishte jeta e saj larg Shqipërisë vitet...

Free Traffic Exchange