Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në një intervistë telefonike për A1 Report thotë: "Trupat kanë mbërritur në spitalin e Kukësit në orën 07:15 ndërkohë aksidenti ka ndodhur rreth orës 06: 30 minuta. Spitali i Kukësit ka reaguar me shpejtësi duke nisur ambulance në vendin e ngjarjes. Në orën 9.30 në 4 të plagosur janë në spitalin e traumës, 2 prej tyre janë në gjëndje shumë të rëndë. Lutemi e shpresojmë që ata që janë në jetë të mbijetojnë ngushëllime familjeve të të vdekurve"