A1 Report- ZV/ Ministri i shendetesise: 2 nga te plagosurit te trauma ne gjendje te rende

2015-08-21 15

Zëvendës ministri i shëndetësisë, në një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës, Klodian Rrepaj deklaron se dy persona janë në gjëndje të rëndë.
"Kemi pasur një aksident tragjik. Me lajmërimin nga strukturat e policisë rreth orës 06.40, ka ndodhur një aksident në Topojan. Ende nuk kemi shkaqet e aksidentit. Sapo janë lajmëruar strukturat, Ministria e Shëndetësisë, janë nisur dy helikopterë në drejtim të Kukësit, tre kanë vdekur në vend. Në Spitalin e Truamës kanë mbërritur katër persona, dy në gjendje më të të rëndë, dy në gjendje më të mirë. Spitali është i gatshëm, ka ekipin e mjekëve për tu përpjekur për t'i dhënë ndihmën dy personave të cilët janë në gjendje më të rëndë."- tha Klodian Rrapaj duke raportuar dhe për mbërritjen në spital të 4 fëmijëve nga Fushë Kruja të cilët ishin plagosur nga një shpërthimi i bombol gazi.

Free Traffic Exchange