A1 Report - Aksident tragjik ne Kukes, 6 te vdekur

2015-08-21 12

KUKES- Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth 20 kilometra larg qytetit të Kukësit. Një furgon me pasagjerë që udhëtonte nga Shishtaveci drejt Kukësit, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Furgoni me 11 pasagjerë, që ishte nisur nga Shishtaveci drejt qytetit të Kukësit, në afërsi të Urës së Topojanit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 6 persona, mes të cilëve drejtuesi i furgonit, dhe 4 të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06: 30 minuta të mëngjesit të sotëm.

6 prej viktimave janë: Feim Biba, Zykri Shehu, Vaim Karanxha, Bashkim dhe Linda Çuni, Xhevahire Çuni.

Dëshmitarët thonë se në furgon kanë qenë 11 persona.

3 kanë ardhur të vdekur, 3 në spital. Viktima Linda Çuni ishte 4 muajshe shtatzënë.

ORA 09: 30: MBERRIN HELIKOPTERI NE SPITALIN USHTARAK

ORA 09: 31 DREJTORESHA E SPITALIT: JANE 6 TE VDEKUR
Drejtoresha e spitalit të Kukësit, Hafize Zeneli, thotë se kemi të bëjmë me 6 të vdekur. Në një lidhje telefonike për A1 Report thotë se kemi të bëjmë me 6 të vdekur.

"U mblodh gjithë stafi mjekësor. Iu dha ndihma e parë në spital atyre që ishin gjallë dhe në gjendje tepër të rëndë, njëri është nisur për në spitalin e Tiranës me helikopter, tre të tjerët me ambulancë.

Ai që u nis me helikopter kishte gjendje shumë të rënduar. Pavarësisht ndihmës që iu dha, ishte në gjendje kome, kishte dëmtime në kokë, fraktura".
Deri në këto momente, kemi tre kufoma në spital. Kemi informacion nga policia edhe për tre kufoma të tjera, që janë nisur në spitalin e Kukësit. Nuk kam informacion për më shumë viktima", thotë Zeneli.

"Në spitalin e Kukësit, erdhën shtatë të plagosur, nga të cilat katër janë nisur në Tiranë dhe tre po mjekohen në spitalin tonë. 3 kanë ardhur të vdekur, 3 në spital. Viktima Linda Çuni ishte 4 muajshe shtatzënë. Erdhën 7 të plagosur nga të cilët tre u nisën për në Tiranë. Ata që ndodhen tani në spitalin e Kukësit, nuk kanë rrezikshmëri për jetën. Tre persona të tjerë kanë humbur jetën e janë në morg të spitalit.

Në spital janë tre kufoma, gra, një nga ato ishte shtatzënë rreth 4 muajshe. Ishin nga fshatrat e Kukësit të gjithë", thotë drejtoresha e spitalit rajonal të Kukësit, duke shtuar se është "Gjendje e rëndë, e vështirë e tragjike".

"Jemi shokuar të gjithë. Ne njoftuam për dy helikopterë, Ministria e Shëndetësisë u përgjigj në kohë rekord, por një nga gratë humbi jetën para se të vinte helikopteri".

Sipas saj, një i plagosur prej tyre u nis në Tiranë me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe janë "Gjashtë kufoma, tre prej të cilave gra, njëra shtatzënë".

Ora 09: 16 DYSHOHET SE JANE 7 NUMRI I TE VDEKURVE
Dyshohet se janë 7 të vdekurve. Tre prej viktimave janë pjesëtar të familjes Çuni.

Ora 09: 10 POLICIA: DYSHOHET SE SHKAK PAKUJDESIA E DREJTUESIT TE MJETIT
Dyshohet se shkak ka qenë pakujdesia e drejtuesit të mjetit. Dyshohet se numri i viktimave mund të ketë shkuar në 7, por ende nuk është konfirmuar.

Ora 08: 46 IDENTIF...