A1 Report - Mihal Tase zgjidhet me 30 vota kreu i Këshillit të Profesorëve te Mjekësia

2015-08-21 4

TIRANE- Mihal Tase ka mundur të marrë votat e 30 profesorëve, përkundër 22 vota që ka marrë kandidatja tjetër Elsa Kone. Kreu i ri i Këshillit të Profesorëve, na shpjegon se në mandatin e tij njëvjeçar do të forcojë rregullat për dhënien e titujve shkencorë.

"Një proces krejtësisht transparent, u bë me votë të fshehtë, të lirë të qetë dhe nuk pati asnjë kontestim mbas mbarimit të procesit. Natyrisht është një detyrë specifike e këtij Këshilli që të merret me vlerësimin e punës shkencore të të rinjëve ose më të vjetërve pra të dhënies së titujve nga Doktor në Profesor i Asociuar dhe Profesor. Detyra ime parësore është që këtë punë ta bëj sa më mirë. Titullin do ta marrin ata që e merritojnë dhe që kanë zbatuar ashtu siç duhet, komform ligjit dhe vendimeve përkatëse të qeverive shqiptare për dhënien e titujve. Plagjatura si kudo edhe në shkencë është e papranueshme", u shpreh për "A1 Report" Kryetari i Këshillit të Profesorëve i Fakultetit të Mjekësisë Mihal Tase.

Ish-kryetarja e këshillit të profesorëve të Mjekësisë, u pezullua një muaj më parë nga ky funksion nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, për zgjedhje me procedurë të parregullt në këtë post.

Free Traffic Exchange