TIRANË- Administrata Tatimore gjatë muajit janar 2014, ka mbledhur 14 miliardë e 439 milionë lekë të ardhura.
Shifrat e të ardhurave të mbledhura të krahasuara midis muajve janar 2014 - janar 2013, janë 991.5 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ose me një rritje prej 7.6% më shumë.
Gjatë muajin Janar 2014, Administrata Tatimore mblodhi të ardhura tatimore gjithsej 8 miliardë e 424 milionë lekë ose 714.1 milionë lekë më shumë se janari 2013. Kjo shifër e mbledhur tregon një rritje prej 9.3% më tepër, se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Kontributet nga Sigurimet Shoqërore u mblodhën 5 miliardë e 643 milionë lekë, ose 277.3 milonë lekë më shumë se Janari 2013, duke shënuar një rritje prej 5.2%, më tepër se kjo periudhë e mëparshme.