LUSHNJE - Një ditë pasi ndërroi jetë ikona e muzikës shqiptare Vaçe Zela, në qytetin e saj të lindjes në Lushnje kanë nisur të organizohen homazhe për nder të saj.
Mijëra qytetarë janë vënë në radhë para qendrës kulturore që mban emrin e këngëtares së madhe "Vaçe Zela" për të kryer homazhe, ndonëse trupi i të ndjerës pritet të vijë gjatë ditës së sotme nga Zvicra ku ajo mbylli sytë përjetësisht.
Vaçe Zela ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë në moshën 75-vjeçare.