A1 Report - Reforma territoriale, Meta: PD s'e bëri vetë, tani të marrë përgjegjësitë

2015-08-21 0

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, kreu i LSI-së, Ilir Meta i kërkon opozitës të marrë përgjegjësitë për t'u bërë pjesë e reformës territoriale të cilën ajo kur ishte në mazhorancë s'e bëri edhe pse i kishte votat. Ndërkohë që mazhoranca sot i ka votat por kërkon me insistim pjesëmarrjen e opozitës.

Edhe Partia Socialiste i përsëriti apelin ndaj opozitës për t'u bërë pjesë e reformës në mbledhjen e sotme të komisionit të reformës territoriale, e cila pak ditë më parë u miratua nga Kuvendi vetëm votat e mazhorancës, ndërkohë që opozita u largua.


"Kemi vullnetin e fortë për ta bërë. Opozita kur ishte në Mazhoranca i kishte votat por nuk e bëri. Ndryshimi tani është se edhe pse mazhoranca i ka votat kërkon me insistim bashkëpunimin e opozitës sepse ka nevojë për mendimin dhe idetë e saj. Kërkojmë me insistim pjesëmarrjen e opozitës në reformën territoriale. Është reformë e kërkuar dhe nga ndërkombëtarët. "- tha Ilir Meta sot në Kryesinë e Kuvendit ku ishte caktuar të niste punimet komisioni i posaçëm "Për reformën administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë".

Megjithë ftesën e përsëritur të mazhorancës opozita vazhdon të bojkotojë pjesëmarrjen në këtë reformë edhe pse i janë garantuar të gjitha të drejtat përfshirë dhe veton.

"Gjithëpërfshirja e transparenca është e domosdoshme. Opozita të marrë përgjegjësitë e saj në realizimin e kësaj reforme", këmbënguli Meta disa herë në fjalën e tij.

Edhe Fino i zgjedhur nga PS si bashkëkryetar i Komisionit ftoi opozitën të jetë pjesë e reformës pas të cilës nuk ka asnjë prapavijë politike.

Free Traffic Exchange