A1 Report - Siri, 3 mijë banorë do të evakuohen nga qyteti që kontrollohet nga rebelët

2015-08-21 4

SIRI - Banorët që ndodhen në qytetin Homs në Siri do të mund të evakuohen pas dy vitesh qëndrimi nën kontrollin e rebelëve sirianë. Autorietet shpresojnë që ky evakuim të nisë gjatë të premtes së 7 shkurtit. Ministri i Jashtëm sirian Faisal al-Mikdad është shprehur se janë shumë të kënaqur që më në fund u krijua mundësia për të nxjerrë jashtë nga ky qytet tre mijë civilët dhe të dërgohen ndihma humanitare për ata që do të qëndrojnë në Homs. Por me një kusht, që këto ndihma humanitare të mos shkojnë për terroristët dhe për grupet e armatosura. Edhe gjatë Konferencës së Paqes për Sirinë, `Gjeneva 2`, ishte arritur një marrëveshje e parë për evakuimin e grave, fëmijëve dhe personave të sëmurë, por kjo marrëveshje nuk arriti në asgjë konkrete. Sipas zëdhënësit të Kombeve të Bashkuara Arhan Haq, ata dhe partnerët humanitarë kishin sistemuar ushqime, medikamente dhe ndihma të tjera për periferinë e Homsi-t që janë gati për tu dorëzuar. Homsi është qyteti i tretë për nga madhësia në Siri i cili u vendos në shënjestër gjatë luftës kundër regjimit të Bashar al-Assad.