A1 Report - Mbyllen hetimet, Mziu në gjyq zbulohet tjetër bashkëpunëtor

2015-08-21 2

TIRANE- Mbyllen hetimet për kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu dhe dy vartësve të tij. Njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës, i ka dhënë fund hetimit për Xhelal Mziun, juristin e bashkisë Atlis Hotin dhe drejtorin e tatimeve në këtë bashki Bujar Loshi.

Vendimi për marjen të pandehur të Drejtorit të Takasave, ka ardhur pas verifikimit të kallëzimit penal që kanë bërë ndaj dy kompanitë "Gjoka Konstruksion" dhe "Albavia Sh.p.k", të cilat janë ngarkuar me taksa në mënyrë të padrejtë nga ana e bashkisë së Kamzës.

Pritet që shumë shpejt Mziu, Hoti dhe Loshi të dalën para gjykatës së Tiranës, ku do përballen me akuzat e prokurorisë së Tiranës. Momentalisht i vetmi që po qëndron në arrest shtëpie, është juristi Atlis Hoti, ndërkohë që Mziu dhe Loshi janë lënë me masën e detyrimit për paraqitje.

Free Traffic Exchange