TIRANE- Me 106 vota pro, 3 kundër e 4 abstenim Kuvendi miratoi mbrëmjen e 6 shkurtit 2014 kërkesën e grupit parlamentar të PD-së për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimet dhe emërimet në Policinë e Shtetit.
Objekt të saj ka hetimin për emërimet që janë bërë në policinë e shtetit nga periudha shtator 2013 deri në janar 2014.
Konsensusi u arrit pas një seance të gjatë me debate e replika mes mazhorancës e opozitës si dhe negociatave më shumë se një orë mes dy kampeve.
Ishte kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi ai që u bëri thirrje opozitës të modifikojë kërkesën pasi objekti i saj dhe përbërja ishin anti kushtetuesë.
"Po të ishte mazhoranca e djeshme, ose opozita e sotme ju do të thonit se nuk keni në përputhje me ligj. Silleni brenda javës objektin e komisonit hetimorë, silleni përbërjen e komisioni sipas nenit përkatës të ligjit për komisioni dhe ne jemi të jemi absolutisht të gatshëm ta krijojmë", deklaroi Ruçi në seancën e djeshme.
Në këtë moment kreu i grupit PD-së Edi Paloka kërkoi ndërprerjen e punimeve të seancës dhe mbledhjen e grupit.
Më pas për më shumë se një orë ka pasur konsulta me dyer të mbyllura mes dy krerëve të grupeve parlamentare, Gramoz Ruçit, Edi Palokës, kreut të komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj Fatmir Xhafës dhe nënkryetarit të këtij komisioni Oerd Bylykbashi.
Në këto negociata është arritur të bihet në consensus dhe të gjendet formula me 15 anëtarë, 8 nga shumica dhe 7 nga pakica, ndërkohë që kryetari do të jetë i demokratëve. Mësohet se grupi i deputetëve të LSI janë treguar të rezervuar në votimin në parlament, ku tre prej tyre kanë votuar kundër