A1 Report - Ruçi: Silleni kërkesën sipas ligjit që ta miratojmë

2015-08-21 0

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi kërkoi nga opozita që për të ngritur Komisionin Hetimor të sjellë një kërkesë sipas ligjit për objektin dhe përbërjen dhe menjëherë do të miratohet. Ruçi i ka kujtuar opozitës së sotme se, kur ishte në mazhorancë nuk ka miratur plotë 14 kërkesa për komision hetimor.

"Po të ishte mazhoranca e djeshme, ose opozita e sotme ju do të thonit se nuk keni në përputhje me ligj. Silleni brenda javës objektin e komisonit hetimorë, silleni përbërjen e komisioni sipas nenit përkatës të ligjit për komisioni dhe ne jemi të jemi absolutisht të gatshëm ta krijojmë", deklaroi Ruçi.