A1 Report - Kuvend, Edi Rama: S'e mbani peng vendin,kjo koha e Rilindjes

2015-08-21 1

TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në seancën e Kuvendit se, qeveria do të bëjë një për një atë që i ka caktuar populli. "Harrojeni se do mbani peng të interesave tuaja, ekonominë e vendit, drejtësinë e vendit dhe të ardhmen që ky vend e meriton".

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se, "ne mazhoranca më solide që prej shekullit të kaluar dhe ju dhamë të gjithë hapësirën që ju nuk na e dhatë asnjëherë por që në krye të herës ju e nisët kështu.

Më herët kishte përplasje të ashpra mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Berisha ka hedhur akuza për emërime të paligjshme në Policinë e Shtetit dhe sipas tij, mazhoranca nuk lejon ngritjen e komisionit Hetimor pasi kanë frikë.

Ndërsa në përgjigjen e tij, ministri Sajmir Tahiri tha se, Berisha të mos ketë frikë se harrohet nëse nuk del në foltoren e Kuvendit apo në televizion. Tahiri akuzoi opozitën se me deklaratat e tyre, inkurajojnë krimin në vend.

ORA 19: 35 RUÇI: SILLENI KËRKESËN SIPAS LIGJIT QË TA MIRATOJMË

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi kërkoi nga opozita që për të ngritur Komisionin Hetimor të sjellë një kërkesë sipas ligjit për objektin dhe përbërjen dhe menjëherë do të miratohet. Ruçi i ka kujtuar opozitës së sotme se, kur ishte në mazhorancë nuk ka miratur plotë 14 kërkesa për komision hetimor.

"Po të ishte mazhoranca e djeshme, ose opozita e sotme ju do të thonit se nuk keni në përputhje me ligj. Silleni brenda javës objektin e komisonit hetimorë, silleni përbërjen e komisioni sipas nenit përkatës të ligjit për komisioni dhe ne jemi të jemi absolutisht të gatshëm ta krijojmë", deklaroi Ruçi.

RAMA: KUR CITOVA SHOW NUK E KISHA FJALËN PËR EMRA TË PËRVEÇËM
"Unë citova Bernard Show për budallenjtë dhe nuk e drejtova gishtin nag ti, por siç duket zotëria nuk e la veten që të mos dukej dhe do të fliste duke treguar se ishte njëri nga ata", ishte replika e kryeministrit Rama për deputetin Noka.

NOKA: KRYEMINISTRI MENDON SE FAJET I KA OPOZITA
Menjëherë pas kryeministrit, fjalën e ka marrë deputeti i PD-së, Flamur Noka, ish-ministër i Brendshëm. "Kryeministri mendon se të gjitha fajet i ka opozita, për tritolin fajin e ka opozita, se ka hyrë njerëz të inkriminuar në polici e ka opozita. Por jo nuk i ka opozita. Zoti kryeministër zakonisht komunikatën operative e bën policia dhe e shpëndan por nuk ka ndodhur ndonjëherë që komunikatën ta bëjë kryeministri", tha Noka.

ORA 18:31 RAMA: NUK MUND TE MBANI PENG VENDIN PER INTERESAT TUAJA
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në seancën e Kuvendit se, qeveria do të bëjë një për një atë që i ka caktuar populli. "Harrojeni se do mbani peng të interesave tuaja, ekonominë e vendit, drejtësinë e vendit dhe të ardhmen që ky vend e meriton".

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se, "ne mazhoranca më solide që prej shekullit të kaluar dhe ju dhamë të gjithë hapësirën që ju nuk na e dhatë asnjëherë por që në krye të herës ju e nisët kështu.

Pikënisja jonë është kundër çdo krimit, çdo k...