A1 Report - Korçë, shtyhet seanca për 19 punonjësit e burgut të Drenovës

2015-08-21 0

KORÇË- Një sallë e tejmbushur, tension dhe replika. Kjo ka qenë tabloja në seancën e radhës gjyqësore në ngarkim të punonjësve të burgut të Drenovës, të akuzuar për shpërdorim detyre pas arratisjes spektakolare të shtatë të burgosurve nga ky burg, në nëntor të vitit të kaluar.

Në bankën e të akuzuarve ishin ulur njëherësh 19 prej punonjësve të burgut, ndërsa nëpërmjet avokatëve të tyre kërkuan gjykim të shkurtuar, çka automatikisht ju ul 1/3 e dënimit atyre edhe nëse do të dënohen.

Prokurorët e çështjes i kërkuan gjykatësit, Admir Belisha, që procesi gjyqësor të zhvillohej më dyer të mbyllura. Një gjë e tillë ka sjellë edhe kundërshtinë e avokatëve.

Kërkesa e prokurorisë për vijimin e seancës me dyer të mbyllura është rrëzuar nga gjyqtari i çështjes.

Ky i fundit me pretekstin që të njihej me mirë me aktet e fashikullit hetimor, vendosi që seanca ndaj gardianëve të shtyhej në datën 13 shkurt.

Punonjësit e burgut të Drenovës janë nën akuzë për "shpërdorim detyre", pasi në 23 nëntor të vitit që shkoi kur ata ishin në dëtyre, Admir Tafili dhe 6 të burgosuar të tjerë mundën të arratiseshin nga burgu i Dreovnës në mënyrë spektakolare.

Të shtatë të arratisurit u riarrestuan nga policia në sajë të aksioneve brenda dhe jashtë kufirit në harkun kohor të pak ditëve.

Free Traffic Exchange