A1 Report - Protestë kundër uljes së marzhit të tregtimit të barnave, Toma:Takim urgjent me Beqajn

2015-08-21 1

TIRANË- Një grup farmacistësh janë duke protestuar pranë zyrve të UFSH-së kundër vendimit të qeverisë për uljen e marzheve të tregtimit të barnave nga 29 në 25 për farmacitë dhe nga 14 në 11 për importuesit dhe shpërndarësit e barnave.

Sipas protestuesve, Urdhri i Farmacitësve Shqiptarë ka për detyrim ligjor për t'i mbrotjur ata nga vendimet "arbitrare" siç e quajnë ato të vendim e djeshëm të qeverisë për marzhin e tregtimit të barnave.

Ndërkohë, nga ana e tij Urdhri nuk ka asnjë dijeni të vendimit të djeshëm të qeverisë dhe shprehen se nuk është marrë mendimi i grupeve të interesit për ndryshimin e bërë.

"Do ta kundërshtojmë nëpërmjet protestave. Mendohet të bëhet një mbyllje të shërbimit farmaceutik në një ditë dhe orë të caktuar ndaj këtij vendimi arbitrar të qeverisë", është shprehur Diana Toma, presidente e Urdhrit të Famacistëve Shqiptarë.

Sipas presidentes së Urdhrit, vendimi i qeverisë është i pavend.

"Ne e shikojmë të pavend këtë vendim që nuk është paraprirë me përfshirjen e grupeve të interesit", vijoi ajo.

Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve shprehet se është e nevojshme që të merret mendimi i grupeve të intersit dhe për këtë kërkon takim urgjent me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

"Ne nuk duam të penalizojmë pacientin, prandaj shteti duhet të na shikojë si partnerë për një vendim të përbashkët. Duam takim urgjent me ministrin e Shëndetësisë.

Free Traffic Exchange