A1 Report - Bujqësia, Rama:Ref. territoriale nxit zhvillimin, BE: Jepni fonde

2015-08-21 1

TIRANE- Reforma territoriale do të jetë çelësi për nxitjen e zhvillimit rural në vend. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në konferencën me temë "Pagesat në bujqësi si mjet zhvillimi", ku ai theksoi rëndësinë e zhvillimit rural, që sipas tij, ka një hapësirë të veçantë në programin e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Sipas Ramës, reforma territorial nuk është thjesht një ndarje administrative, por kryeskema e nxitjes së shkëmbimit dhe integrimit rural.

"Reforma territoriale është një nga çështjet më të rëndësishme,jo thjesht një ndarje administrative, apo një kosto, një mundësi e re për t'i dhënë vetes sonë një aftësi të re në mirë-trajtimin e burimeve të jetës . Kjo është kryeskema e nxitjes së shkëmbimit dhe integrimit rural."- tha Rama i pranishëm në konferencën me temë "Pagesat ne bujqësi si mjet zhvillimi".

Nga ana e tij ambasadori i BE-së Sequi kërkoi nga qeveria mbështetje ndaj fermerëve. "Ajo që i vret fermerët, është mungesa e mbështetjes".

"Modernizimi i bujqësisë duhet të jetë paralel me zhvillimin rural. Gjithashtu dhe përmirësimi i aftësive profesionale në bujqësi është shumë i rëndësishëm."- nënvizoi ambasadori.

RAMA: SKEMA JONE PER FERMERET 75% ME E MADHE SE E BERISHES
Rama foli edhe për skemat e mbështetjes së fermerëve, vlera e së cilës kap shifrën 1 mld 665 mln lek dhe njeh një rritje me 75% nga skemat e vitit 2013 kohë kur në qeverisje ishte në krye Sali Berisha.

"Skemat tona nuk janë korruptive si skemat që kanë karakterizuar lidhjet ndërmjet qeverisë dhe fermerit deri më sot. Vlera e skemës është 1 mld 665 mln lek dhe është një rritje me 75% nga skemat e vitit 2013" , tha Rama.

"Ka fermerë që marrin mbështetje për herë të parë. Mbështetja për shoqëritë në sektorin bujqësor është shtuar me 40 %. Për herë të parë, mbështetje financiare përfshin karburantin në serat me ngrohje, dhe besoj se kjo do të ndikoje në uljen e kostove për fermerët. Ky sistem, i formatuar tërësisht,dhe skemat e reja zgjaten ne shumëllojshmëri fushash."

BASHKEPUNIM ME TREGJET E KOSOVES
Rama foli edhe për bashkëpunimin me tregjet e Kosovës.
"Mendoj që ne si qeveri kemi përballë edhe një sfidë të tretë të rendesishme, Integrimi rajonal dhe bashkëpunimi me tregjet e Kosovës. Ne kemi hedhur hapa bashkëpunimi me qeverinë e Kosovës për këtë nismë," tha Rama.
Përveç skemës, Rama foli edhe për hapjen e shkollave profesionale pranë zonave blegtorale dhe bujqesore. "Ne mund të ndërtojmë një rrjet shumë të besueshem shkollave profesionale që t'i hapë rrugën zhvillimit në këtë sektor.

SEQUI:AJO QE I VRET FERMERET ESHTE MUNGESA E MBESHTETJES
Nga ana e tij ambasadori i BE-së Sequi kërkoi nga qeveria mbështetje ndaj fermerëve. "Ajo që i vret fermerët, është mungesa e mbështetjes"-u shpreh Sequi
"Modernizimi i bujqësisë duhet të jetë paralel me zhvillimin rural. Gjithashtu dhe përmirësimi i aftësive profesionale në bujqësi është shumë i rëndësishëm."- nënvizoi ambasadori.

Rritja e konkurueshmërisë ishte një pikë ku ambasadori ...