A1 Report - Braçe, Berishës: Ke përgjegjësi penale për privatizimin e CEZ

2015-08-21 4

TIRANE- Projektvendimi "Për emërimin e Kryetarit të Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë(ERE)" shkaktoi përplasje të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës për administrimin e sektorit energjetik në vend.

PD akuzon se qeveria po kërkon të rrisë çmimin e energjisë, pasi do të ketë ndikim negativ tek shqiptarët. Nga ana tjetër ministrat e qeverisë Rama por edhe deputetët e PS-së akuzojnë Berishën se ka penguar linjën e interkonjeksionit me Kosovën, dhe se në qeverinë e kaluar se është fajtore për gjëndjen në të cilën ndodhet sot sistemi energjetik.

"Ne na kërkoni të zbatojmë kontratat tuaja korruptive. KESH ka akumuluar një borxh dramatik dhe është kompani me humbje si dhe CEZ. Nëse duhet të kërkohet përgjegësi, duhet të kërkohet përgjegjësi penale për ty."- tha Braçe.

GJIKNURI: OPOZITA SHPIF NUK PO FLASIM PER RRITJE CMIMI TE ENERGJISE
Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri tha se nuk opozita shfip pasi nuk është kërkuar rritja e çmimit të energjisë.

"Seanca po degradon në shpifje. Asnjë fjalë e jona nuk përmendi rritjen e çmimit të energjisë. Ne treguam se kush është realiteti. Nuk po flasim për rritje të çmimit. Qeveria do të ndjekë të gjithë rrugët dhe nuk do të prekë faturën e qytetarit. Qytetari shqiptar ka çmim të rregulluar."

BERISHA, RAMES DIL NE SHESH T'I NUMEROJ NJE PER NJE
BERISHA, BALLES JE NE NDJEKJE PER PERDHUNIM
Replika të ashpra mes deputetit të PD-së Sali Berisha dhe deputetit Taulant Balla. Ky i fundit deklaron se Berisha duhet të mbajë përgjegjësi për vjedhjet. Ish kryeministri tha se kjo është skena e kryehorit që përdor një njeri që është në ndjekje sepse ka përdhunuar një vajzë me AIDS.
Balla thotë se Florian Mima ha "përshesh" që Berisha e gatuan. "Si nuk të vjen turp që nuk jep përgjigje për vjedhjet në tatime i ke nisur në arrati zyrtarët e tatimeve."

Berisha: "Kjo është skena e kryehorit. Është në ndjekje sepse ka përdhunuar një vajzë me AIDS. Është ndaluar në kufijtë e Shqipërië dhe është në ndjekje për trafik droge. Shërbehet hori i horrave sepse kryehorri i vendit është hajdut se monton pallatin 5 katësh për veten e tij dhe vilën në Dajt. I them dil në shesh e të tregoj sa vlen. T'i numëroj një nga një. "

ORA 12: 15 BRACE, BERISHES: MBAN PERGJEGJESI PENALE PER PRIVATIZIMIN E CEZ
"Thelbin e seancës e banalizoni. Një pyetje kam unë nëse Berisha mban përgjegjësi pë privatizimin e CEZ? Ky është privatizim politik klientelist. Ne na kërkoni të zbatojmë kontratat tuaja korruptive. KESH ka akumuluar një borxh dramatik dhe është kompani me humbje si dhe CEZ. Nëse duhet të kërkohet përgjegësi, duhet të kërkohet përgjegjësi penale për ty. Cfarë të shqetëson tek skema e grabitjes së tatimeve? A mban përgjegjësi për grabitjen e thesarit të shtetit në këtë mënyrë. Një këshillë kam nese i akuzon ministrat jepi fakte ke 4 muaj që flet për korrupsion ndërkohë që ata ende nuk kanë marrë një vendim. Nuk jep një fakt. Thuaji këtu ose coji në prokurori."

BERISHA REPLIKON: E gjithe kjo që po ndo...

Free Traffic Exchange