A1 Report - Rritet tre herë më shumë çmimi i ujit të pijshëm

2015-08-21 0

GJIROKASTËR - Rritja e çmimit të ujit nuk është mirëpritur nga ana e vetë konsumatorëve gjirokastritë, të cilët e përkufizojnë këtë veprim të ndërmarrë nga Këshilli Bashkiak apo dhe vetë Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, si abuziv dhe të dëmshëm për ekonominë e tyre.

"Nuk e përballojmë dot. Populli nuk ka para".
"Ngrihet uji, çohet buka, çohen ushqimet, papunësia është e madhe, njerëzit janë pa punë", shprehen banorët të shqetësuar për shtrenjtimin e çmimit të ujit.

Një vendim i Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës ka legjitimuar, rritjen e çmimit të ujit, për konsumatorët, familjarë të cilëve tashmë u duhet të nxjerrin nga xhepi i tyre gati trefish më tepër sesa më parë.