SHKODËR- Dy vëllezërit Edmond dhe Besnik Kodra të denuar për vrasjen e 13- vjeçarit, Agim Leraj, ngjarje e ndodhur katër vite më parë në Dukagjin të Shkodres, janë rikthyer në gjykatë për rivlerësimin e provave të prokurorise pas ankimimit nga ana e mbrojtjes.
Për këtë shkak policia e Shkodrës dhe forcat e ndërhyrjes kanë blinduar godinën e gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër.
E ndërkohë vetë familjarët e vëllezërve Kodra kanë deklaruar se fëmijët e tyre pa vuajnë padrejtësisht dënimin në burg, ndërsa autori i vërtetë është i lirë.
Një vit më parë gjykata e Apelit kishte pranuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes për rihapjen e hetimit gjyqësor në ngarkim të të pandehurve Besnik dhe Edmond Kodra si dhe Sokol Mjacës.
Më pas gjykata ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër për Edmond Kodren, pra dënimin e tij me 11 vite burg, ndryshimin e vendimit të shkallës së parë për vëllain e tij, Besnik Kodra, nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg si dhe ndryshimin e vendimit për të pandehurin Sokol Mjacaj nga 10 vite burg me 4 vite burg për veprat penale të moskallëzimit të krimit dhe sigurimit të kushteve për kryerjen e vrasjes.