A1 Report - Vrasja e parë e Sinanajt kur ishte 14 vjeç, s'gaboi asnjëherë

2015-08-21 5

TIRANE- "A1 Report" zbardh detaje të reja mbi vrasësin profesionist Julian Sinanaj, i akuzuar për dhjetëra vrasje, e me një aktivitet kriminal që daton që në vitin 1997. Julian Sinanaj ishte vetëm 14 vjeç, kur në kulmin e trazirave, 4 hajdutë mësynë në shtëpinë e tij ku djaloshi vlonjat jetonte me babain, motrën dhe njerkën, pasi nëna i kishte vdekur. Morën pakgjë e ikën, por inati i Julit (siç e thërrisnin të shtëpisë) mbeti gjatë gjithë natës, për t'u zgjuar atë mëngjes pranë një kallashi.

Ua dinte vendin ku pinin kafen dhe u shkoi atje, duke zbrazur plot një karikator deri në fishekun e fundit, derisa u sigurua që kishin vdekur. Më familja Sinanaj iku në Greqi, ku adoleshenti stërvitej për t'u bërë vrasës me pagesë, por duke pasur gjithnjë një ndërmjetës.

Një prej stileve që e bëri këtë person një vrasës unik në Ballkan dhe anëtar të rëndësishëm të bandës së tritolit, sipas burimeve pranë grupit hetimor për "A1 Report", ishte fakti që ai qëllonte saktë me të dyja duart, përveç njohurive precize të lëndëve plasëse.

Me një pistoletë Makarov dhe një TT ai arrinte të shënjestronte objektivin, duke mundësuar suksesin e garantuar, ndaj në qarqet e interesuara kishte dalë fraza "Ai djalë nuk dështon kurrë". Vetë Sinanaj këto ditë se "Më donin mua se unë nuk kisha firo", ndësa pyetjes se "A ke dështuar ndonjëherë në atentatet e tua me porosi?" ai i është përgjigjur se "Jo, kurrë".

Mirëpo edhe pse e kapën, jeta e këtyre ditëve brenda hekurave, atij nuk i duket aspak e sigurtë. Ndër frazat e fundit që ai ka shqiptuar, sipas burimeve nga ekspertët që po interesohen për zhvillimet e hetimeve, është frika për jetën.

"Kam merak se mos më ngulin ndonjë thikë këtu brenda, ashtu si pa dashje", mësohet të jetë rrëfyer personi që mban mbi supe dhjetëra akuza për vrasje, pjesëtar i "bandës së tritolit", dy prej të cilëve kanë marrë arratinë.

Dy kushërinjtë Mëhillaj i druheshin jo pak një eleminimi direkt nga Sinanaj, ndaj humbën gjurmët. Juliani e ka pranuar se po planifikonte t'i vriste dhe ata.

Ndërsa për Ilir Karçinin, njeriun e fundit që dha porosinë e vetme të papërfunduar të 31-vjeçarit, ai s'ka më asnjë dyshim. "Kishte besim se do t'ia mbaroja këtë punë, më takoi 4 herë", ka deklaruar ai.

Free Traffic Exchange