A1 Report - Shpallet gjendja e emergjecës mjedisore, ngrihet Task Forca

2015-08-21 17

TIRANË- Komiteti për Menaxhimin e Mbetjeve vendosi sot shpalljen e gjendjes së emergjencës mjedisore në vend, si dhe rekomandoi ngritjen e një Task Force, për shkak të mbetjeve të shumta dhe ndotjes së madhe që ekziston në të gjithë qytetet e Shqipërisë.

"Situata është emergjente. Probleme ka në të gjitha qarqet, sidomos në qytetet kryesore dhe rrugët e tyre", ka pohuar sot në një konferencë për shtyp, zv.Ministrja e Mjedisit, Oliana Ifti, njëkohësisht kryetare e Komitetit për Menaxhimin e Mbetjeve.

Sipas Iftit, gjendja më e vështirë është në Orikum, Velipojë, Vlorë, Sarandë, Shkodër, Plazhin e Orikumit, grykëderdhjen e Semanit.

Gjendja problematike ndeshet edhe në pikat kujfitare e deri në qendër të qyteteve dhe kryeqyetetit. Çka sipas Ministrisë së Mjedisit kjo jo vetëm krijon imazh negative tek vizitorët, por paqet kërcënim për mjedisin në tërësi.