Ukrainë, Parlamenti nuk shqyrton kërkesat e opozitës

2015-08-21 0

Nuk ka ende një përfundim të sigurt të betejës për pushtet në Ukrainë. Asnjëri nga ligjet që opozita kërkoi të miratohen nuk arriti as në rendin e ditës në mbledhjen e mbrëmshme të Parlamentit. Mbetet që ligji i amnistisë të hyjë në fuqi vetëm nëse protestuesit i lëshojnë ndërtesat e pushtuara të Qeverisë. Një mbështetje të mjaftueshme nga deputetët nuk kishte as plani i opozitë për kthimin e versionit të vjetër të Kushtetutës së vitit 2004, e cila parashikonte më pak të drejta për presidentin e shtetit.

"Mënyra me të cilën opozita propozon kthimin e Kushtetutës, vetvetiu është jo kushtetuese. Ndryshimet e tilla të shpejta për ne janë të papranueshme. Gjithnjë derisa propozimi nuk fiton një mbështetje më të gjerë do të duhet të shqyrtohen opsionet e tjera", tha Vladimir Olinjuk, Partia e Rajoneve.

Pas zhvillimit të këtillë të ngjarjeve, opozita edhe më zëshëm i bënë thirrje BE-së që të jetë ndërmjetës në tërë kontestin. Ndryshe, burime të afërta me partinë e Vitali Klitsçkos, vlerësojnë se situata në Ukrainë do të shkallëzohet në mënyrë dramatike. Dhe, derisa shteti është në një pozitë të palakmueshme, presidenti Janukoviç, të premten do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin. Petar Bllazhevski

Free Traffic Exchange