Jakupi: Materiali zgjedhor të jetë edhe në gjuhën shqipe

2015-08-21 1

Gjuha shqipe të gjejë zbatim edhe gjatë procesit zgjedhor, konkretisht në listën zgjedhore, këtë ka kërkuar sot nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi, sipas të cilit këtë e parasheh edhe Kodi Zgjedhor. Për këtë qëllim ai kërkoi që shërbimet e KSHZ-së ti drejtohen entit shtetëror për statistikë që të dhënat ti jep në këtë bazë.

"Ne duhet ta implementojmë dispozitën sikurse e parasheh ligji dhe veçmë duhet ta implementojmë një gjë të këtillë. Kërkoj nga sekretari i përgjithshëm që të marrin përsipër që këtë ta implementojnë në materialin zgjedhorë dhe në mbledhjen e ardshme të kemi një pasqyrë se si duket materiali zgjedhorë", deklaroi Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

Anëtari i VMRO-së Srcev kërkoi që të definohet evidenca zgjedhore ndërsa u shpreh se nuk është kundër kësaj nëse Enti për Statistikë është i gatshëm ta realizoj. Derisa Bedredin Ibrahimi tha se në këtë do të bëhet një laramani nëse kjo bëhet në bazë të dokumenteve personale. Nëse dikush e ka marrë letërnjoftimin në gjuhën maqedonase sipas Ibrahimit, Enti i Statistikës emrin e atij personi do ta shënoj vetëm në gjuhën maqedonase.

"Lidhur me atë se si do të duket materiali zgjedhorë dhe në rast se Statistika i hynë kësaj pune, ka kushte dhe mundësi për zgjerim të listës zgjedhore, normalisht se është e pranueshme", u shpreh Sasho Sërcev, VMRO-DPMNE.

Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të drejtën e votës do të mund ta shfrytëzojnë edhe 68 mijë shtetas që jetojnë jashtë Maqedonisë. Diasapora do të votoj më 12 prill, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në vend. Sipas matematikës së KSHZ-së zgjedhjet presidenciale do të kushtojnë mbi 245 milion denarë. Në bazë të kësaj vlere KSHZ pritet të përgatis një program për aktivitetet zgjedhore. Gjyltene Rexhallari

Free Traffic Exchange