Jankullovska garanton proces zgjedhor të qetë dhe demokratik

2015-08-21 0

Ministria e Brendshme do të angazhohet maksimalisht që zgjedhjet presidenciale të kalojnë qetë dhe qytetarët tu mundësohet lirshëm të votojnë kandidatin për të cilin vlerësojnë se duhet të udhëheq shtetin gjatë pesë viteve të ardhshme. Kështu shprehet Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska duke prezantuar planin e aktiveteve të MPB-së gjatë procesit zgjedhor. Ministria e brendshme gjithashtu i ka dorëzuar KSHZ-së në formë të kriptuar të dhënat me të cilat disponon me qëllim përditësimin e listës zgjedhore.

"Ne jemi të gatshëm që të bëjmë gjithçka që është në kompetencat tona që qytetarët të munden që në një atmosferë të qetë dhe demokratike, votën e tyre ta japin për atë opsion për të cilin ata personalisht vlerësojnë se është më i mirë", deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

E pyetur se a do të lejohen banorët e Pustecit që të votojnë edhe në këto zgjedhje siç ndodhi gjatë zgjedhjeve lokale, Jankullovska tha se MPB nuk është kompetente dhe se për këtë duhet pyetur KSHZ-ja.

"Ne të gjitha të dhënat nga evidencat e MPB-së i dorëzuam deri tek KSHZ-ja, por se si KSHZ-ja do të veprojë, çfarë vendime do të miratojë, çfarë liste zgjedhore do të publikojë nuk është në kompetencë timen dhe nuk dëshirojë të përgjigjem në pyetje që ka të bëjë me institucion tjetër", tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.


Ministrja e Brendshme shpreson në bashkëpunim të mirë dhe të sinqertë edhe me të gjitha partitë politike që do të garojnë në këto zgjedhje presidenciale por edhe me të gjitha institucionet që do të jenë të angazhuara me qëllim organizimin papengesë të procesit zgjedhor. Valmir Kuçi

Free Traffic Exchange