TIRANE- Kryetari i grupit të Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkon mazhorancës t'i hapë rrugë komisionit hetimor për lëvizjet në polici. Basha thotë se PD do të ngulmojë në këtë kërkesë dhe betejën do ta vazhdojë edhe në seancën e nesërme në parlament.
"Kjo është një ditë tjetër e zezë e shumicës arbitrare Rama-Meta. Është provë e re forcës së kryeministrit mbi forcën e ligjit. Është ujdi mafioze për të fshehur në 7 çelësa të vërtetën e shkakimeve antiligjore në policinë e shtetit, e cila është më e rëndë nga ajo që kemi denoncuar ne. Ky është komisioni i dytë i rrëzuar. Nuk mund ta përcaktojnë ata të drejtën e opozitës për të ngritur një komision hetimor. Këtë e cakton Kushtetuta. Hapni rrugë për komision hetimor merrni pjesë dhe hapni rrugë për hetimin. Opozitën nuke ndaloni dot kurrë me asnjë mjet. Nëse Kuvendi katandiset siç po katandiset opozita nuk do të harxhojmë asnjë ditë për t'u bërë farsë e kësaj masakre por do të vijojë të jetë me qytetarët."- tha Basha në fjalën e mbajtur para deputetëve të PD-së para se të nisë mbledhja me dyer të mbyllura të këtij grupi.
Basha u shpreh se integrimi europian kërkon bashkëpunim me opozitën dhe jo kundërshtim.
"Rama e Meta duhet ta dijnë se nuk shkohet në Europë me arrogancë duke goditur konsensusin, Kushtetutën dhe duke hedhur në erë urat e bashkëpunimit me opozitën. Nuk shkohet në Europë kundër opozitës, por shkohet me të", u shpreh Basha.