A1 Report - Lushnjë, gruaja e viktimës Ilir Llozi: Drejtësi ose do të bëj vetëgjyqësi

2015-08-21 1

LUSHNJË- Gruaja e Ilir Llozit, të vrarë më 30 Janar në Lushnjë, kërkon drejtësi për krimin ndaj të shoqit, ose do të bëjë vetëgjyqësi.

"Ilir Llozi u vra 1 javë më parë në fshatin Grabian të Lushnjës sepse i zbuloi tradhëtinë, autores së krimit, Daniela Meçani".

Kështu thotë bashkëshortja e viktimës, Anila Llozi, pak ditë pasi Daniela Meçani kishte deklaruar në polici se 28 vjeçarin e kishte vrarë për vetëmbrojtje, pasi ky i fundit kishte tentuar ta përdhunonte në kasollen ku po milte lopën.

Ky fakt është hedhur poshtë nga e shoqja e viktimës, e cila thotë se një ditë para krimit, Iliri i kishte nisur një mesazh në telefon djalit të Danielës, ku i tregonte se e ëma e tij kishte lidhje jashtëmartesore.

Anila Llozi bën apel për drejtësi, pasi në të kundërt paralajmëron vetëgjyqësi.

Daniela Meçani, nënë e tre fëmijëve u arrestua nga policia ditën e krimit.

Bashkëshorti i saj punonte si emigrant në Greqi prej kohësh.

Ajo është lënë në qeli nga Gjykata e Lushnjës nën masën e sigursë "arrest me burg".