A1 Report - Moore: Ballkani duhet të luftojë korrupsionin, të vijojë reformat

2015-08-21 0

SHBA- Drejtori i Marrëdhënieve për Europën Qëndrore dhe Jugore në DASH, Jonathan Moore, thekson se vendet e Ballkanit duhet të përpiqen të zbusin tensionet etnike dhe kombëtare, të luftojnë korrupsionin dhe të përpiqen për reforma ekonomike, të shtojnë sigurinë dhe sundimin e ligjit. Këtë e ka shprehur në një diskutim në Fakultetin për Studime të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins në Uashington. Pjesëmarrësit në aktivitet shprehën mbështetje për integrimin Euro-Atlantik të rajonit, ndërkohë që u bënë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të vazhdojnë reformat, dhe të lënë pas tensionet ndëretnike, pasi sipas tyre pas vitesh investimi dhe angazhimi nga Perëndimi, Ballkani Perëndimor ka arritur sukses të konsiderueshëm, por disa sfida mbeten ende të pazgjidhura.

Pikëpamja zyrtare e Shteteve të Bashkuara është se vendet e Ballkanit Perendimor kanë arsye të jenë krenare, me anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Europian, marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë dhe tranzicionin paqësor të pushtetit në Shqipëri.

"Objektivi kryesor i Shteteve të Bashkuara për rajonin është integrimi i tij Euro-Atlantik. Siç kanë thënë shumë administrata amerikane qofshin -- demokrate apo republikane -- ne duam një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe -- ky është fokusi ynë.", tha Jonathan Moore, drejtori i Marrëdhënieve për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit.

Por zoti Moore tha gjithashtu se vendet e rajonit duhet të përpiqen të zbusin tensionet etnike dhe kombëtare, të luftojnë korrupsionin dhe të përpiqen për reforma ekonomike, të shtojnë sigurinë dhe sundimin e ligjit.

Korrupsioni dhe konsolidimi i shtetit ligjor ishin çështje që u përmendën edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry në konferencën për sigurinë në Mynih të Gjermanisë javën e kaluar, ndërsa ai foli për "një prirje shqetësuese në shumë pjesë të Europën Qendrore dhe Lindore, si edhe në Ballkan.

"Aspiratat e qytetarëve po merren nëpër këmbë nga korrupsioni, interesat oligarkike, interesat që përdorin para për të shtypur opozitën politike dhe zërat ndryshe, për të blerë politikanët dhe organet e medias dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejtat e organizatave joqeveritare", tha zoti Kerry.

Ai theksoi rëndësinë e lidhjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Europës dhe tha se këto lidhje janë forcuar që nga rënia e Murit të Berlinit, kur filloi zgjerimi i NATO-s dhe në 10 vjetët, kur BE-ja filloi të zgjerohej përsëri. Dhe zoti Moore thotë se Amerika është e angazhuar që rajoni të jetë pjesë e këtyre organizatave.

"Ne jemi të angazhuar, të vendosur dhe të interesuar në një të ardhme në BE për të gjitha këto vende, dhe nëse duan edhe në NATO. Ky ka qenë qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për vite dhe ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë."

Angazhimi nga jashtë është shumë i rëndësishëm thotë Edward Joseph, me Qendrën për Marrëdhëniet Transatlantike.

"Nuk ka pasur shumë raste në rajon ku problemet e vështira janë zgjidhur naty...