A1 Report - Rusi, mblidhet Komiteti Olimpik për Lojrat e Sochit, tema për dopingun

2015-08-21 1

RUSI - Vetëm dy ditë përpara hapjes së Lojrave Olimpike që do të zhvillohen në Sochi të Rusisë, u zhvillua seksioni i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, në qendër të të cilit ishte tema e dopingut. Pak ditë më parë, në vendin ku do të zhvillohen këto Lojra Olimpike, është inauguruar muri transparent, realizuar në karbon, si simbol i Paqes Olimpike. Ajo paqe për të cilën flet edhe Presidenti Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i cili ka komplimentuar Presidentin rus Vladimir Putin. Ai ka nënvizuar se është realizuar një skenë ku do të zhvillohen garat e atletëve më të mirë të botës në disiplinat dimërore dhe se janë respektuar të gjithë impenjimet ndërkombëtare, që janë ndërmarrë 7 vite më parë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Ndërsa nga ana e tij, Presidenti rus Putin, duke pranuar këto komplimenta me krenari, shprehet se Olimpiadata e Sochi-t, nuk ka ndryshuar vetëm anën e jashtme të qytetit, duke e bërë më të bukur dhe më të rehatshëm, por kanë pasur edhe një efekt në zhvillimin ekonomiko-social, kulturor dhe ambiental. Gjatë seksionit të këtij Komiteti nuk u diskutua në lidhje me polemikat e zhvilluara ditët e fundit në lidhje me këto Lojra, por Thomas Bach, shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me vendimin e disa liderëve ndërkombëtarë për të mos marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit, në shenjë proteste për ligjet ruse përsa i përket personave gay. Ai shtoi gjithashtu se politika duhet të qëndrojë jashtë sportit.

Free Traffic Exchange