VLORË- Familja e Genis Mëhillaj, porositësit të disa atentateve, aktualisht është e ngujuar në banesën e tyre në lagjen "Pavaresia" të qytetit të Vlorës.
Genis, i cili bashkë me kushëririn e tij Antonin është shpallur në kërkim si porositës për një seri atentatesh mafioze dhe shpërthimesh me lëndë eksplozive, mesohet të jetë djali i vetëm i mbetur i familjes pas vrasjës së vëllait të tij, ngjarje e ndodhur vite më parë në qytetin e Vlorës.
Që prej arratisjes dhe shpalljes më pas në kerkim nga ana e policisë, familjarët e Genis Mëhillaj nuk kanë dalë nga banesa e tyre.
Jashtë kamerave banorët citojnë për "A1 Report" se, Genis Mëhillaj nuk njihej në zonë, ndërsa me ngurim zgjasin dorën për të na treguar banesën e Mëhillajve që ndodhet në katin e dytë të pallatit.