A1 Report - Rama: Sot shikoj fytyra të qeshura të mjekëve nga taksimi i ndershëm

2015-08-21 0

LEZHE- "Ky është një fillim i ri për sistemin shëndetësor", ka vlerësuar kryeministri Rama gjatë përurimit të zyrës së pritjes në spitalin rajonal të Lezhës ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu.

Kryeministri Edi Rama deklaron se qeveria do të vazhdojë të mbështesë shëndetësinë duke e quajtur taksimin progresiv një të mirë që i është bërë mjekëve. Kryeministri së bashku me ambasadorin e SHBA-së Aleksandër Arvizu kanë përuruar zyrën e pritjes në spitalin rajonal të Lezhës.

"Ky është një fillim i ri për sistemin shëndetësor, ku tashmë qytetarët do të marrin një shërbim më të mirë. Sot shikoj fytyra të qeshura të mjekëve, pasi ka filluar taksimi i ndershëm, dhe siç duket mjekët janë të kënaqur. Ne me politikat tona do vazhdojmë të mbështesim sistemin shëndetësor me qëllim që ai të ndryshojë"- tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se, "ky projekt i realizuar është ndër shembujt më të parë të një transformimi në vijim të të gjitha pikave të kontaktit me shtetin në spital në çdo zyrë të shtetit. Në momentin kur njerëzit në nevojë për kurë, apo familjarët e tyre meritojnë të mikpritjen në kushtet më optimale".

"Është kënaqësi që kjo përkon edhe me ditët kur personeli spitaleve po merr rrogat m,e taksimin e ndershëm, shoh mjek të buzëqeshur, kjo do të vijojë. Kjo do të ndikojë shumë edhe në forcimin e marrëdhënieve mes personelit spitalor, Ministrisë së Shëndetësisë, pushtetit vendor, komunitetit si dhe që ne të vijojmë që ne të rrisim mundësitë e të gjithë atyre që shërbejnë në spitale për të pasur më shumë para nga puna e tyre dhe për të jetuar më mirë", nënvizoi kryeministri Edi Rama në fjalën e tij.

Free Traffic Exchange