Asnjë promotor ekonomik shqiptar

2015-08-21 4

Nga 4 promotorë të angazhuar në konkursin e fundit të Agjencisë për investime të huaja, nuk ka asnjë shqiptar. Këtë e dëshmojnë të dhënat e rezultatit të publikuar në gazetën zyrtare më date 30 janar të vitit 2014, të cilin e ka nënshkruar vet Visar Fida drejtor i Agjencisë për investime të huaja. Në konkursin e fundit duhet të emëroheshin edhe pesë promotorë tjerë ekonomik, por me vendim të drejtorit Fida nuk është zgjedhur askush edhe pse ka pasur të interesuar në mesin e të cilëve edhe shqiptar. Një nga ta në një reagim dërguar televizionit Alsat ka theksuar "se disa njerëz që kanë influencë në parti dhe janë në vende kyçe, i janë përgjigjur në një nivel shumë të ulët, se për këtë pyeten ata të VMRO-DPMNE-së..."

Por, drejtori Fidan tha për televizionin Alsat se shqiptarët nuk ishin të interesuar për këtë konkurs.

"Në fazën e fundit kishte 2 shqiptar që ishin në listën më të shkurtër të kandidatëve. Ky konkurs ende nuk është përmbyllur deri në fund. 4 promotorë janë konfirmuar ndërsa për 5 të tjerë procedura nuk është kryer. Në konkursin e fundit kishim numër shumë të vogël të lajmëruarve shqiptar mirëpo në konkursin e radhës që do ta kemi, unë do të kisha pasur dëshirë ti inkurajoj që të lajmërohen sa më tepër", u shpreh Visar Fida, drejtor i Agjencisë për investime të huaja.

Me vendim të datës 30 janar të viti 2014, kontrata për angazhim iu është vazhduar promotorëve ekonomikë në Francë, Rusi, Majami dhe Çikago.

Dejan Veliçkov- Çikago, SHBA

Ilija Cvetanovski- Majami, SHBA

Igor Nikollov- Francija

Svetlana Billovska- Rusi

Me anulimin e kontratave të 5 promotorëve për këto shtete, nuk dihet se sa shqiptarë kanë humbur shansin për të promovuar Maqedoninë. Ndryshe konkursi i fundit i Agjencisë për investime të huaja ishte hapur për 9 promotorë që do ta promovojnë Maqedoninë si vend i volitshëm për investim nëpër vendet e zhvilluara rreth botës. Ferikan Iljazi