A1 Report - Facebook feston 10 vjetorin. Sot 1 miliardë përdorues. Flet Zuckerberg

2015-08-21 3

SHBA- Sot, Facebook feston 10-vjetorin e tij. Një rrjet social shumë i përdorur, që ka bërë të ëndërrojnë, të nxehen, të duan, të urrejnë, të diskutojnë dhe të indinjohen shumë persona në mbarë botën.

Me rastin e datëlindjes së idesë dhe prodhimit të tij, themeluesi Mark Zuckerberg, ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë njerëzit në të gjithë botën, duke u shprehur se:
"Facebook ka qenë deri më tani një eksperiencë e pabesueshme dhe jam shumë krenar që jam pjesë e tij. Është e pabesueshme teksa shoh njerëzit që përdorin Facebook-un, duke krijuar një komunitet të vërtetë dhe duke duruar njëri-tjetrin në mënyra nga më të ndryshmet. Në 10 vitet e ardhshme, do të kemi mundësinë dhe përgjegjësinë për të afruar një numër edhe më të madh personash. Gjithashtu do të vazhdojmë të ofrojmë një shërbim në mënyrën më të mirë të mundshme."

Facebook, ka bërë shumë rrugë që nga krijimi i tij, në dhomën e një konvikti në Harvard më 4 shkurt të vitit 2004.

Ai mbetet ende një nga rrjetet sociale më spektakolare, që është gjithnjë në progres edhe pse ekziston një konkurencë e madhe nga rrjete të tjera sociale.

I realizuar fillimisht si "thefacebook", themeluesi Mark Zuckerberg, në atë kohë student në vitin e dytë të kolegjit, e nisi si një faqe interneti dhe si një `social networking`, ekskluzivisht për Universitetin. Më pas, Facebook pati një zhvillim të shpejtë derisa u kthye në faqen më të klikuar në të gjithë botën.

Nga krijimi i tij, është marrë shkas edhe realizimi i një filmi në vitin 2010-të i titulluar "The Social Network", një film që u vlerësua edhe me çmim `Oscar`. Tashmë janë 1 miliardë përdorues aktivë të këtij rrjeti social dhe gjithashtu është kthyer edhe në hapësirë për planifikimin e aktiviteteve të grupeve të organizuar.

Free Traffic Exchange