A1 Report - Haxhinasto:Rinasi jo me monopol do ndërtohet aeroport i ri në Jug

2015-08-21 1

TIRANE- Në gjysmën e parë të këtij viti, qeveria do të ketë një marrëveshje me koncensionarin e aeroportit të Rinasit për të ulur kostot dhe tarifat e shërbimeve për qytetarët. Ky fakt është pohuar nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto gjatë intervistës në "5 Pyetjet nga Babaramo". Haxhinasto tha se po zhvillohen bisedime edhe me koncensionarin e aeroportit të Kukësit për ta bërë efektiv, si dhe për ndërtimin e një aeroporti të ri në Jug të vendit.

Lidhur me gjendjen e rrugëve në vendin tonë, Haxhinasto tha se "Rrugët në vendin tonë nuk janë përfunduar në gjithë parametrat e tyre sipas standardeve europiane", ndërsa theksoi se kjo është një nga sfidat më të mëdha të transportit në vend. Ministri Haxhinasto tha se problematike në vend paraqitet edhe siguria rrugore dhe për këtë janë identifikuar pikat e zeza që njihen si burim aksidentesh, ndërsa theksoi edhe hartimin e një pakete të re masash në këtë drejtim.

Haxhinasto tha se do të ndërhyhet edhe në transportin detar, për të garantuar shërbim më cilësor për qytetarët, por edhe për të reduktuar tarifat. Ministri tha se mirëpriten operatorë të rinj në këtë sektor.

Një tjetër sektor ku priten zhvillime sipas ministrit Haxhinasto është edhe transporti hekurudhor.

Lidhur me diskutimet e ditëve të fundit për akuzat ndaj ish-konsulles shqiptare në Milano, e cila nga ana e saj tha se për çdo lëvizje ishte konsultuar me ministrin e Jashtëm të asaj kohe, Haxhinasto tha se në institucionin që ai drejtonte, nuk është bërë asnjë prokurim. Por u shpreh se në atë periudhë ka pasur një fluks të madh të emigrantëve që kërkonin zgjidhje për problematikat me të cilat përballeshin dhe ishte e nevojshme të gjendej një zgjidhje. Sipas ministrit, është diskutuar edhe mënyra e dhënies së përgjigjeve online, por nuk është folur për kosto, duke u shprehur se nëse "ka shkelje në këtë drejtim, kushdo që ka bërë shkelje duhet të përgjigjet".

Të flasim për shqetësimet më të mëdha të publikut, aksidentet në rrugë. Cilësia e rrugëve, punimet e papërfunduara janë shkak për numër të madh aksidentesh. Ju si ministri keni evidentuar akset më të rrezikshme?
Padiskutim që rruga është një nga elementet e rëndësishëm, që shkakton aksidente, por ka dhe faktorë të tjerë, si: gabimi njerëzor në drejtimin e automjetit apo mosrespektimi i rregullave nga ana e këmbësorëve, por dhe faktorë që kanë të bëjnë me mosrespektimin e rregullave specifike, tejkalimi i shpejtësisë etj. Jo vetëm kemi identifikuar pikat e zeza që shkaktojnë aksidente, por kemi dalë dhe me një paketë masash që u bënë prezente nga kryeministri Rama. Ishin 70 masa, që janë ndërhyrje, qoftë ligjore, qoftë masa operative, për të bërë të mundur që numri i lartë i aksidenteve të ulet.

Si janë kushtet e rrugëve?
Kemi konstatuar ato pika të zeza që shkaktojnë aksidente si rezultat i cilësisë së rrugës, mungesës së sinjalistikës, të elementeve të tjerë që kanë të bëjnë me gjeografinë e rrugës, që për këtë vit kemi buxhetin përkatës për të ndë...

Free Traffic Exchange