Në momentin kur ndodhi ngjarja, në shtëpi ndodheshin gjyshërit, Sako dhe Bedrie Leka,nusja e tyre Eva dhe nipi i vogël. Djali i të dëmtuarve Flori Leka, sapo kishte dalë nga banesa.
Grabitësit kanë goditur me sëpatë dy të moshuarit ndërsa kanë kërcënuar me pisoletë nusen e shtëpisë, Eva për të treguar vendin se ku ndodheshin paratë.
Autorët e kanë kërcënuar me pistoletë në kokë nusen e shtëpisë duke i thënë edhe: "Sill lekët ose do të vrasim djalin".
"Më goditën me kazmë, më goditi këtu te koka deri nga e djathta. Ata erdhën dhe kërkonin lekë, ku i keni lekët thoshin. Po çfarë lekësh kemi ne, ne pensionistë jemi. Pastaj hapën dollapin aty ne mbanim gjerat ushqimore pastaj ikën", ka deklaruar i moshuari, Sako Leka.
Sipas të dhënave, familja Leka ishte e varfër dhe jetonte me lekët që fitonin nga shitja qumështit.