A1 Report - Korrupsioni në Europë, Malmstrom:I kushton ekonomisë 120 mld € në vit

2015-08-21 4

BRUKSEL- Masa e korrupsionit në Europë është shumë e lartë dhe i kushton ekonomisë europiane të paktën 120 miliardë euro çdo vit. Kjo është ajo çka deklarohet nga Komisioni Europian dhe Komisionerja e Bashkimit Europian për Punët e Brëndshme Cecilia Malmstrom, e cila ka paraqitur një deklaratë në lidhje me këtë problem. Sipas saj, ky korrupsion largon besimin e qytetarëve nga institucionet dhe dëmton ekonominë, duke sjellë mjaft probleme në këtë periudhë krize.

Shtetet e Bashkimit Europian kanë bërë një punë të madhe gjatë këtyre viteve të fundit për të luftuar korrupsionin, por kjo deklaratë tregon se e gjithë puna e kryer nuk ka qenë e mjaftueshme.

Për të nxjerrë të dhënat e raportit në lidhje me korrupsionin, Komisioni Europian ka ekzaminuar të 28 vendet anëtare të BE-së dhe sipas këtij Komisioni, kjo është hera e parë që bëhet një studim i tillë.

Malmstrom shpjegon se Suedia është një nga vendet që ka më pak probleme në lidhje me korrupsionin, ndërsa Mbretëria e Bashkuar është cilësuar si rezultati më i mirë në këtë raport për Europën, pasi më pak se 1 % e personave të intervistuar, janë shprehur se u është kërkuar të paguajnë ryshfet.

Në disa vende të tjera të BE-së ka pasur një numër të lartë të raportimeve, përsa i përket eksperiencave personale në lidhje me korrupsionin. Në Kroaci, në Republikën Çeke, Lituani, Bullgari, Rumani dhe Greqi, vende në të cilat, 6 % e 29 % e të intervistuarve janë shprehur se u është kërkuar të paguajnë ryshfet, apo kanë qenë të detyruar të paguajnë një të tillë në 12 muajt e fundit.

Sipas këtyre të dhënave, niveli i korrupsionit në Poloni është verifikuar në 15 % , në Slovaki 14 % dhe Hungari 13 %, ku në të shumtën e rasteve, korrupsioni paraqitet në sektorin e mjekësisë. Ndërkohë që sipas këtyre të dhënave, shteti fqinj, Italia, përfaqëson 50% të korrupsionit europian, me 60 miliardë euro.