A1 Report - Ish punonjësi i SHISH kërcënime nga zyrtarët e Shërbimit Informativ

2015-08-21 3

TIRANË- Një ish punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror akuzon zyrtarët e këtij shërbimi se merr kërcënime të vazhdueshme, pas kërkesave të tij për tu rikthyer në punë pranë këtij institucioni.

Në një intervistë për "A1 Report", ish punonjësi i SHISH, Remzi Muça deklaron se e kanë larguar padrejtësissht nga puna në vitin 2010.

"Në 2010 jam pushuar nga puna pa asnjë motivacion. I kam kërkuar shumë, ish drejtorit Bahri Shaqiri për të më pritur, por s'më ka pritur asnjëherë. Më pas i hodha në gjyq. Më thanë: mbylle gjyqin, se do të të rikthejmë në punë, por nuk ndodhi. Kur erdhi Visho Ajazi, i kërkova takim. Nuk ndodhi asgjë sërish. Në 2009 kam kryer edhe një shërbim shumë të rëndësishëm e në atë kohë një bashkëpunëtorin tim e futën në burg. SHISH është zero për mua. Jam i kërcënuar, edhe atëherë kur më hoqën nga puna, por edhe sot. Kërkoj mbrojtje dhe drejtësi",- tha Muça.

Muça ka folur edhe për vrasjen e babait të tij në vitin 2013 në xhaminë e Lushnjës, duke akuzuar drejtorin aktual të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazin, se ka deformuar shkaqet e këtij krimi, kjo për të mbrojtur të tjera interesa.

"Në 2013 në xhaminë e Lushnjës më vranë babën. Policia thoshte ka vrarë veten. Me ndihmën e kolegëve të mi të Lushnjës dhe të Durrësit, ia kalova shërbimin SHIK-ut dhe në këtë rast rezultoi se babai u vra nga një person me të meta mendore. Nuk është e vërtetë."- shton Remzi Muça.

Remzi Muça, i cili jeton prej disa vitesh në qytetin e Lezhës, thotë se ndjehet i pasigurtë për shkak të detyrave që ai ka patur në SHISH, ndërsa kërkon mbrojtje nga shteti për të dhe familjen e tij.

Free Traffic Exchange