Trajçevski: Fjalori i Llatasit nuk është nxitës!

2015-08-21 2

Në mbrojtje të kryeredaktorit të televizionit Sitell, Dragan Pavlloviq Llatas sot doli kryetari i Agjencisë për Shërbime Audio vizuale Zoran Trajçevski. Ky i fundit madje vlerëson se me thirrjet e tij që maqedonasit të votojnë VMRO DPMNE- dhe Gruevskin me qëllim që mos të bëhen peng të shqiptarëve, Llatasi nuk ka përhapur urrejtje.

"Absolutisht nuk bëhet fjalë për fjalor të urrejtjes. Unë personalisht vlerësojë se nuk bëhet fjalë për fjalor të urrejtjes dhe vlerësojë se bëhet fjalë për përgjegjësi të politikës redaktuese të atij televizioni. Nëse ndonjë anëtarë i agjencisë vlerësoi se duhet të analizohet kronika e apostrofuar gjatë lajmeve, e ka atë të drejtë dhe do të bëhet analizë", tha Zoran Trajçevski, kryetar i Agjencisë për Shërbime Audio-Vizuale.

Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska nuk deshi të komentojë paraqitjen skandaloze të Llatasit. Ajo tha se me rastet e tilla të nxitjes së urrejtjes merret prokuroria.

A do të iniciojë procedurë MPB-ja kundër kryeredaktorit të Televizionit Sitell, i cili nxiti urrejtje? Procedurë të ngjashme sikur atë që ndërmorët për rastin e ALSAT-it?

"Nuk mund t'ju përgjigjem pasi nuk mund t'ju kuptojë deri në fund, nuk e dijë saktë se çfarë po pyesni. Secili që ka bërë ndonjë vepër penale, MPB në kuadër të kompetencave ligjore merr masa, unë nuk e di për cilën ngjarje bëni pyetje dhe për çfarë vepre penale bëhet fjalë, por nëse është pjesë e ndonjë vepre penale, në pajtim me ndryshimet Kodit Penal, përgjegjës për ngritjen e ndonjë procedure është prokurori i cili besoj se do të flasë për kërkesën tuaj", tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Përkundër heshtjes së Jankullovskës për fjalorin e nxitjes së urrejtjes nga ana e Llatasit, një muaj më parë MPB-ja kishte kërkuar nëpërmjet procedurës nga Shoqata e Gazetarëve të shqyrtojnë raportimin e ALSAT M lidhur me incidentet në autobusë. Ndërsa në po të njëjtën kohë kryetari i Këshillit për radiodifuzion, tash Agjencia për shërbime audio vizuale, Zoran Trajçevski kishte thirrur seancë për të diskutuar raportimin e televizionit Alsat M rreth incidenteve në autobusë. Valmir Kuçi

Free Traffic Exchange