Osmani: Zgjedhjet e parakohshme një nga pesë opsionet e BDI-së

2015-08-21 0

BDI-ja ende nuk ka marrë asnjë vendim për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Madje nga partia e Ahmetit shpjegojnë se zgjedhjet e parakohshme janë vetëm alternativë për dalje nga kriza eventuale politike, nëse nuk pranohet ideja e tyre për kandidat konsensual presidencial. Rreth kësaj ideje nuk ka ndonjë përgjigje nga VMRO-ja, por zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani theksoi se do të presin deri në momentin e fundit para afatit ligjor për caktimin e kandidatëve.

"Nuk ka një vendim të partisë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por alternativave të caktuara paraprakisht u është shtuar edhe një alternativë, ajo e zgjedhjeve të parakohshme, si variant për dalje nga kriza eventuale politike. BDI-ja, vendimin për zgjedhje të parakohshme nuk do ta bazojmë në interesin e ngushtë partiak dhe rejtingun e saj politik", tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka miratuar afatet për zgjedhjet presidenciale të caktuara për më 13 prill. Më së voni deri më 13 mars partitë politike duhet të caktojnë kandidatët e tyre presidencial, ndërsa fushata duhet të fillojë më 24 mars deri më 11 prill. Afati i fundit që partitë të vendosin për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, është 55 ditë para datës së mbajtjes së tyre. Pra, zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të shpallen më së voni më 3 mars, për tu mbajtur më 27 prill.

"Nëse ka zgjedhje të parakohshme, meqë kemi përvojë për zgjedhje të parakohshme, është e paraparë me Kodin Zgjedhor, afatet shkurtohen për 5 dit, përveç fushatës. Pra duhet të shpallen 55 deri 60 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve", deklaroi Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

Edhe PDSH-ja sot pasdite ka thirrur mbledhje të zgjeruar të kryesisë qendrore, ku do të marrim pjesë edhe kryetarët e degëve. Do të diskutohet për kandidatin presidencial dhe zgjedhjet e mundshme të parakohshme parlamentare. Benjamin Arifi

Free Traffic Exchange