A1 Report - Sequi: Respektim të të drejtave të komuniteteve dhe fëmijëve

2015-08-21 1

TIRANË - Respektimi i të drejtave të komunitetit romë dhe atij të LGBT-së, është shumë i rëndësishëm. Deklarata është bërë nga kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi. Ky i fundit sot në orën 10:30 ka zhvilluar një takim me shoqata të shoqërisë civile.

Sequi foli për rëndësinë e kujdesjes dhe masave lehtësuese për pjesëtarët e çdo komuniteti si romët dhe anëtarët e LGBT-së dhe akordimin e fondeve për disa organizata joqeveritare në Shqipëri.

Sipas tij, respektimi i të drejtave dhe lirive të çdo anëtari të shoqërisë civile është një hap shumë i rëndësishëm në demokratizimin e shoqërisë sonë. Ai gjithashtu theksoi mbështetjen që do të japë për komunitetet.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori Ettore Sequi u shpreh se, "do të mundësojmë nxitje për punësim për personat me aftësi të kufizuar, mbrojtje për fëmijët me aftësi te kufizuar, mbrojtje të LGBT-së".

"Parimi i transparencës dhe trajtimi me paanshmëri është thelbësor. Inkurajoj të tregohet interes i mëtejshëm për bashkëpunim me ne në partneritet. 140 propozime deri tani për ne", theksoi në fjalën e tij ambasadori Sequi.

Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi tha se duhet "të zbatojmë rregullat. Kjo do të thotë që disa do kënaqen disa jo, por do të zgjidhet projekti më i mirë. Nuk duam të shmangim ndjekjen e rregullave sepse do të ndjekim parimet. Kjo do të thotë të mos tradhtojmë rregullat dhe ju."

Ai foli për një projekt për krijimin e një bashkëpunimi në tre zona Puke Shkodër dhe Malësi e Madhe për arsimimin e fëmijëve në Shqipëri, socializimin e tyre dhe krijimin e një ambienti miqësor për ta.